How to practice emotional first aid | Guy Winch

How to practice emotional first aid | Guy Winch



Translator: Rita Selimi
Reviewer: Helena Bedalli U rrita me binjakun tim identik i cili ishte një vëlla tepër i dashur Tani, të qenurit binjak të bën ty ekspert për me dallu favoritizmin Nëse biskota e tij ishte pak më e madhe
se e imja, unë kisha pyetje. edhe sigurisht nuk isha duke vdekur urie. (Te qeshura) Kur u bëra psikolog fillova
ta shoh favoritizmin ndryshe edhe kjo është se sa më shumë
e vlerësojmë trupin se sa mendjen Shpenzova 9 vjet në universitet
për ta fituar doktoratën në psikologji edhe nuk mundem me ju tregu se sa njerëz e
shikojnë kartën e biznesit edhe më thonë "Oh, psikolog,
Jo doktor i vërtetë" sikur duhej të thuhej në kartë ajo. (Te qeshura) Këtë favoritizëm që i shfaqim trupit më
shumë se mendjes, e shoh gjithkund Së fundmi isha në shtëpinë e një miku edhe fëmija i tyre 5 vjeçar po bëhej
gati për shtrat. Ai po qëndronte në stol afër lavamanit
duke larë dhëmbët, kur rrëshqiti dhe e gërvishti këmbën
në stol kur ra. Ai qau për një minutë por pastaj u ngrit u kthye te stoli, edhe kërkoi një kuti me
fasha dhe e vuri në vendin ku u gërvisht. Tani, ky fëmijë mezi
mundet te lidh këpucet, por e dinte se duhesh ta mbulosh prerjen,
në mënyrë që të mos infektohesh, edhe se duhesh të kujdesësh për dhëmbët
duke i larë dy herë në ditë. Ne të gjithë e dimë si ta mbajmë
shëndetin fizik dhe si me praktiku higjienën dentale,a po? Ne e kemi ditur qe kur kemi qenë 5 vjeç. Por çka dimë ne për me
mbajt shëndetin psikologjik? Asgjë. çka i mësojmë fëmijët
për higjienën emocionale? Asgjë. Si është e mundur që ne kalojmë më shumë
kohë duke u kujdes për dhëmbët tonë se sa për mendjen. Pse për ne shëndeti fizik është
më i rëndësishëm se sa shëndeti psikologjik? Në mbajmë lëndime psikologjike
më shpesh se sa fizike, lëndime si dështimi, refuzimi ose vetmia. Këto munden me shku
edhe më keq nëse i injorojmë dhe mund të na ndikojnë jetën
në mënyrë dramatike. Akoma, edhe pse ka teknika shkencërisht
të provuara që munde te përdorim për t'i trajtuar këto
lloj lëndime psikologjike, ne s'i përdorim. As që na shkon në mendje. "Oh, po ndjehesh i depresionuar?
Largoje se është e gjitha në kokën tënde". A imagjinoni t'i thoni kështu dikujt me
këmbë të thyer; "Oh, veq ec;
e gjitha është në këmbën tënde." (Te qeshura) Është koha ta mbyllim hapësirën mes
shëndetit tonë mendor dhe atij psikologjik Është koha t'i bëjmë më të barabartë, më shumë si binjakë. Pasi po flasim për binjakë,
edhe vëllai im është gjithashtu psikolog. As ai nuk është doktor i vërtetë. (Te qeshura) Ne nuk studiuam së bashku, Në fakt, gjëja më e vështirë
që kam bëre në jetë është qe kalova Atlantikun për në
qytetin e New York-ut për te marre doktoratën në psikologji. U ndamë për herë të parë në jetë. edhe ndarja ishte brutale për të dy ne. Por derisa ai qëndroi me
familjen dhe shokët, Unë isha vetëm në një shtet të ri. Na merte malli tmerrësisht por thirrjet internacionale ishin
shumë shtrejtë atëherë edhe ne mund ta përballonim
të flisnim vetëm 5 minuta në javë. Kur na erdhi ditëlindja, Ishte e para që nuk po e kalonim bashkë. Vendosëm të harxhonim, atë javë do të
flisnim 10 minuta. E kalova mëngjesin dukë shëtitur në dhomë,
duke e pritur thirrjen e tij — duke prit e duke prit por
telefoni nuk binte. Duke e parë dalimin e kohës supozoja, "Ai ka dal me shoke,
do të therrase më vonë". Nuk kishte telefona celulare atëherë. Ai nuk thirri. Edhe fillova ta kuptoj se pasi u bë
10 muaj që u largova, nuk po i mungoj atij
ashtu si ai po më mungon mua. E dija se në mëngjes do të më thirrte, por ajo natë ishte nata më e gjatë dhe
më e trishtuar e jetës time. U zgjova mëngjesin tjetër. Ja lëshova sytë telefonit dhe e pash
që e kisha lënë hapur deri sa po shëtitesha në dhomë dje. U cova nga shtrati, E vura receptorin në vend dhe
pas një sekonde ra telefoni, Ishte vëllai im dhe, a ishte i zemëruar?. (Te qeshura) Ishte nata më e mërzitshme dhe më e
gjatë e jetës tij gjithashtu. Unë u mundova t'ja spjegoj çka ka ndodhur
por ai tha, "Nuk e kuptoj, pasi e pe që
unë nuk po të thërras, pse nuk më telefonove ti?" Ai kishte të drejtë. Pse nuk e thirra? Atëherë nuk kisha përgjigje por tani kam, dhe është e thjeshtë: vetmia. Vetmia krijon një plagë
të thellë psikologjike, që shtrembëron përceptimet tona dhe
që përzien mendimet tona. Na bën të mendojmë se njerëzit rreth nesh,
kujdesen shumë më pak se sa në të vërtetë. Na bën të frikësuar për tu lidhur, sepse pse ta vësh vetën në pozitë
për refuzim dhe dhimbje të zemrës kur zemra juaj tashmë po dhemb më shumë
se sa mund ta përballoni? Unë isha i mbërthyer nga
vetmia e vërtetë atëherë, por isha i rrethuar nga njerëzit
tërë ditën dhe nuk më binte në mend. Por vetmia është e definuar pastër
në mënyrë subjektive. Varet nga ajo nëse ndjeni emocionalisht apo socialisht
i shkëputur nga njerëzit rreth jush. Dhe unë ndjehesha ashtu. Ka shumë studime për vetminë dhe
të gjitha janë tejet të frikshme Vetmia jo vetëm të bën të mjerueshëm,
por mund t'ju vrasë. Nuk bej shaka. Vetmia kronike i rrit shanset
për vdekje të hershme për 14 përçind. Vetmia shkakton tension të lartë të gjakut
dhe kolesterol të lartë. Ajo bile dhe e bllokon funksionimin
e sistemit imunitar, dhe të bën të dobët
ndaj çdo lloj sëmundje. Në fakt shkencëtarët kanë konkluduar
se kur meren së bashku, vetmia kronike ofron rrezik signifikant për shëndetin afatgjatë te njejtë
si pirja e duhanit. Paketat e cigarëve vijnë me paralajmërim
që thotë se "Kjo mund t'ju vrasë". Por vetmia jo. Për këtë është e rëndësishme ta bëjmë
primar shëndetin psikologjik, dhe ta praktikojmë higjienën emocionale. Sepse ju nuk mundeni me trajtu
një plagë psikologjike nëse nuk e dini se jeni të dëmtuar. Vetmia nuk është e vetmja
plagë psikologjike që na shtrembëron përceptimet tona
dhe na çorienton. Dështimi e bën këtë gjithashtu. Njëherë vizitova një
qendër të kujdesit ditor, ku pash tre fëmijë që luanin,
me lodra plastike të njejta. Duhej ta rrëshqisin butonin e kuq dhe një
qen simpatik shfaqej. Një vajzë e vogël u mundua ta tërhiqte
butonin vjollcë, pastaj ta shtynte, dhe pas kësaj ajo u ul, shikonte kutinë,
deri sa buza e poshtme i dridhej. Djali afër saj e pa këtë derisa ndodhte, u kthye te kutia dhe ia plasi të qarit
pa e prekur fare kutinë. Ndërkohë, një vajzë tjetër provoi gjithçka
të mundshme deri sa e rrëshqiti butonin e kuq, qenushi simpatik u shfaq
dhe ajo filloi të hidhej me kënaqësi. Pra tre fëmijë të vegjël
me lodra plastike identike por me reagime të ndryshme për dështimin. Dy të parët ishin të aftë
ta rrëshqisin butonin e kuq. Gjëja e vetme që i ndalonte nga suksesi ishte mendja e tyre e cila i mashtronte
duke i bërë të besonin se ata nuk munden. Tani, të rriturit mashtrohen kështu
gjatë gjithë kohës. Në fakt, ne të gjithë kemi një set
të ndjenjave dhe bindjeve që shkaktohen kur ballafaqohemi
me frustrime dhe pengesa. A jeni të vetëdijshëm si reagon
mendja juaj ndaj dështimit? Duhet të jeni. Sepse nëse mendja juaj provon t'ju bindë
se ju jeni i paaftë për të bërë diçka dhe ju e besoni atë, atëherë sikur dy fëmijët e vegjël,
do të filloni të ndjeheni të pazotë dhe do të ndaloni së provuari shpejt,
ose nuk do të provoni fare. Dhe pastaj do të bindeni edhe më shumë
se nuk do të keni sukses. E shihni, kjo është pse shumë njerëz
funksionojnë poshtë potencialit që kanë. Sepse diku rrugës, nganjëherë një dështim i ka bindur ata se nuk mund të kenë sukses
dhe ata e kanë besuar atë. Sepse nëse njëherë bindemi për diçka,
është shumë e veshtirë të ndërrosh mendje. Unë e mësova këtë mësim në mënyrën
e vështirë kur isha adoleshent me vëllanë. Ne ishim duke vozitur me shokë
në një rrugë të errët natën. kur na ndaloi një polic. Kishte pasur një grabitje në atë zonë dhe
ata po kërkonin të dyshuarit. Oficeri iu afrua veturës,
dhe e lëshoi dritën tek vozitësi, pastaj tek vëllai im në ulësen përpara,
dhe pastaj tek une. I hapi sytë dhe tha, "Ku e kam parë fytyrën tuaj më përpara?" (Te qeshura) Dhe unë thash, "Në ulësen përpara." (Te qeshura) Por kjo nuk kishte kuptim për atë, Kështu që ai mendoi
se unë kisha marre drogë (Te qeshura) Kështu që ai më nxjerr nga makina,
më kontrollon, me drejton drejt veturës së policisë, dhe vetëm kur e vërtetoi
se nuk kisha dosje në polici munda t'i tregoj që e kisha
një binjak në ulësen përpara. Por edhe derisa largoheshim me makinë,
mund ta shihje nga shikimi i tij se ai ishte i bindur që unë
po ikja sepse kisha bërë diçka. Mendja jonë vështirë ndryshohet
pasi të bindemi për diçka. Është e natyrshme të ndjeheni të
demoralizuar e të mposhtur pas dështimit. Por ju nuk mund ta lejoni vetën
të bindeni se nuk mund të keni sukses. Duhet t'i luftoni ndjenjat e pafuqisë. Duhet të fitoni kontroll mbi situatën. Dhe ju duhet ta thyeni këtë lloj
cikli negativ para se të fillojë. Mendjet dhe ndjenjat tona, nuk janë shokët e besueshëm
sic i kemi menduar. Janë më shumë si një shok
me humor të ndryshueshëm, që mund të jetë shumë mbështetës në një
moment dhe shumë i pakënaqur në tjetrin. Njëherë kam punuar më një grua e cila pas 20 vitëve martesë dhe
pas një divorci të shëmtuar, ishte më në fund gati për takimin e parë. Ajo kishte hasur online një djalë që dukej
i mirë dhe i suksesshëm, dhe më e rëndësishmja dukej
që e pëlqente atë. Kështu ajo ishte shumë e entuziazmuar,
bleu një fustan të ri, dhe u takuan në një bar të pasur
të New York-ut për një pije. Pas 10 minutave të takimit
burri ngritet në këmbë dhe i thotë "Nuk jam i interesuar," dhe ikën. Refuzimi është tejet i dhimbshëm. Gruaja ishte aq e lënduar sa nuk lëvizte,
çka mundi të bëj ishte ta thirrte një mik. Ja çka i tha miku :
"Eh pra, çfarë prisje? Ti ke ije të gjera,
ske ndonjë gjë interesante për të thënë, Pse një burrë i bukur dhe i suksseshëm si ai do të dilte me një humbëse si ti?" Shokuese, apo jo,
se si një mik mund të jetë kaq mizor? Por do të ishte më pak shokuese nëse ju them se nuk ishte
miku që e tha këtë Ishte çka gruaja i thonte vetës. Dhe kjo është çka bëjmë ne të gjithë,
sidomos pas një refuzimi. Ne të gjithë fillojmë të mendojmë
për fajin dhe mangësitë tona, çka do të donim të ishim,
dhe të mos ishim, ne e thërrasim vetën me emra. Ndoshta jo aq ashpër, por e bëjmë. Dhe është interesante që e bëjmë këtë,
sepse vetëbesimi ynë tashmë është lënduar. Pse do të donim ta dëmtojmë atë më shumë Ne nuk do ta bënim një plagë fizike
më keq me qëllim. Ti nuk do ta kishe pre dorën dhe
me vendos, "Oh, unë e di! Do ta mar një thikë dhe ta shoh
sa të thellë mundem me bë." Por ne e bëjmë këtë me
plagë psikologjike gjatë gjithë kohës. Pse?
Për shkak higjienës emocionale të dobët. Sepse ne nuk e bëjmë
primar shëndetin tonë psikologjik. Ne e dijmë nga qindra studime
se kur vetëbesimi është i ulët, Jeni më të dobët ndaj stresit dhe ankthit, dështimi dhe refuzimi lëndojnë më shumë,
mer kohë më të gjatë për ta rimarrë veten. Pra kur ju refuzojnë,
gjëja e parë që do të duhej të bëni është ta ngjallni vetëbesimin,
e jo të bashkoheni me Fight Club. Kur jeni në dhimbje emocionale, trajtoje vetën me dhembshurinë e njejtë
që do ta prisje nga një mik i mirë. Ne duhet t'i kapim shprehitë psikologjike
të pashëndetshme dhe t'i ndryshojmë ato. Një më e pashëndetshmja dhe
më e shpeshta quhet rimendim. Të rimendosh do të thotë ta përsëritësh. Është kur shefi të bërtet, apo profesori
të bën të dukesh si budalla në klasë, ose kur grindesh me një shok dhe nuk mund të ndalesh duke e përsëritur
këtë skenë në kokën tënde me ditë të tëra ndonjëherë edhe me javë. Rimendimi për ngjarje tronditëse
shumë lehtë mund të kalojë në shprehi dhe është mjaft e kushtueshme. Sepse duke kaluar kaq shumë kohë
fokusuar në mendime tronditse dhe negative ju jeni në fakt duke e vënë
vetën në rrezik signifikant për të zhvilluar depresion klinik,
alkoolizëm, çregullime të ngrënit, dhe sëmundje kardiovaskulare. Problemi është se urgjenca për rimendim
është shumë e fortë dhe e rëndësishme, pra është e vështirë ta ndalosh. Unë e di këtë sigurt sepse,
para një viti, Unë e zhvillova këtë shprehi. Vëllai im binjak ishte diagnostifikuar
me Hodgkin Lymphoma në shkallën e tretë. Kanceri i tij ishte ekstremisht agresiv. Ai kishte tumorë të dukshëm
në të gjithë trupin. Dhe ai u desh të fillonte një cikël
të ashpër të kimioterapisë. Dhe unë nuk mund të ndalesha së menduari
nëpër çka po kalonte ai. Unë nuk mund të ndalesha së menduari
se sa shumë ai po vuante, edhe pse ai kurrë nuk u ankua,
as edhe një herë. Ai kishte një qëndrim tepër pozitiv. Shëndeti i tij psikologjik
ishte i mrekullueshëm. Unë isha fizikisht mirë,
por psikologjikisht isha lëmsh. Por unë e dija çka të bëj. Studimet tregojnë se edhe vetëm
dy minuta shpërqëndrim janë të mjaftueshme për ta thyer urgjencën
për të rimenduar në atë moment. Dhe sa herë kisha një mendim
brengosës, tonditës, negativ, e detyroja vetën të koncentrohem në
diçka tjetër derisa të kalonte ajo nevoje. Dhe për një javë, gjithë
pikëpamja ime ndryshoi u bë më pozitive dhë më optimiste. Nëntë javë pasi ai filloi kimioterapinë,
vëllau im pati nje CAT skan dhe unë isha me të kur ai mori rezultatet. Gjithë tumorët ishin zhdukur. Ai ende kishte edhe tri raunde
të kimioterapisë. por ne e dinim se ai do të shërohej. Kjo fotografi është bërë para dy javesh. Duke ndërmarrë veprime kur je i vetmuar, duke ndërruar përgjigjet tua
ndaj dështimit, duke mbrojtur vetëbesimin tënd, duke i mposhtur mendimet negative, ju nuk do t'i shëroni
vetëm plagët psikologjike, ju do të ndërtoni elasticitet emocional,
ju do të rriteni. Njëqind vjet më parë, njerëzit
filluan ta praktikonin higjienën personale dhe norma e jetëgjatësisë u rrit
me mbi 50 për qind vetëm për një dekadë. Unë e besoj se cilësia e jetës tonë
mund të rritet aq dramatikisht nëse ne fillojmë
ta praktikojmë higjienën emocionale. A mund ta imagjinoni si do të ishte bota nëse çdokush do të ishte
psikologjikisht më i shëndetshëm? Nëse do të kishte më pak vetmi
dhe më pak depresion? Nëse njerëzit do të dinin
si ta mundnin dështimin? Nëse ata do të ndjeheshin
më mirë për veten dhe më të fuqizuar? Nëse do të ishin më të lumtur
dhe më të përmbushur? Unë mundem, sepse kjo është bota
në të cilën unë dua të jetoj, kjo është bota në të cilën
do të jetojë vëllai im. Dhe nëse ju informoheni dhe
i ndërroni disa shprehi të thjeshta, kjo pra është bota në të cilën
ne të gjithë mund të jetojmë. Faleminderit shumë. (Duartrokitje)

45 thoughts on “How to practice emotional first aid | Guy Winch

  1. My question is, how? How to not have loneliness? How not to believe in failure? How to have self esteem? How to think positively? I personally don't think telling yourself "you can do it!!" Is doing anything

  2. really amazing talk! Thank you so much! It helped me learn a lot about my past, and what to do with my present and future

  3. Woah so good!!! The bible says think on things that are pure and lovely basic biblical principal awesome to hear the effects!

  4. What amazes me about this is how many people relate to what he’s saying in the comments… loneliness sucks because it makes you feel like you’re the only one in the world who feels it… but look at all of us! we all feel it !

  5. Thank you Guy. What a beautiful insight. Thank you so much for sharing your life in hopes to make someone else's better.

  6. Thank you man! I hope all of us who have this new knowledge will help others becoming emotionally healthier. And one day we will live in the world he dreamed about.

  7. Case in point, try not to dwell on failures and bad things. Redirect your focus on something positive. Be strict with yourself, don't let yourself ruminate too long, put a deadline on that. Make up to your mind to move on. Just like a crying upset child, you show the child something to redirect his focus, and he stops crying in two minutes and starts laughing. Be like kids, learn to let go quickly and redirect focus. 🍀❤

  8. KateOwlNebula9
    mentalhealthfirstaid.org is a one day class which explains how to help people with mental problems get help and self care. Its excellent book explains many mental illnesses. A good experience.

  9. His speaking about the dramatic historic change from personal hygiene and the possibility of similar improvement from mental hygiene makes me wonder if this is happening now. People seem to be getting much much better about talking about their mental health at least in the circles I move in. Not just speaking openly and positively about going to therapy (and seeing it as something you should get checked up regularly like sexual health or dental health), but I've noticed my friends are much more quick to admit if they're going through something these days, even if seemingly totally internal (e.g. regardless of whether something "happened" or their brain chemistry is just a bit off). My friends tell me if they are feeling depressed, they don't try to hide social anxieties, they acknowledge poor choices. But people also seem better versed on how to react. What are helpful things to say and what isn't. We seem better educated about psychology and self care. But we also seem a little more self-reflective in this regard too.

  10. Pipi if you’re reading this, thank you so much. You are a great person and you are capable of anything. Do not let anyone tell you different. Always pray to God. I wish you all the best ipin. I will never cease to include you in my prayers. ♥️

  11. It's funny how it's true we practice favoritism towards our bodies more than our minds, yet look how many of us are fat, addicted smokers, alcoholics and not wearing safety pads when biking or skateboarding through a sidewalk.

  12. You speak of the causes of the problem, however the solution to counter loneliness or the mind's negativity is missing in this talk.

  13. Simply great ! Have touched the subject with such consideration …..and bty one of the best TED Talk , actually discursive compared to many who only attempts at humour and hardly have nything to talk about

  14. "Elmo closes his eyes and imagines the only thing keeps him from ending his low life: big fuckin' anime tiddies."

  15. You are freaking amazing this has been so far the most helpful educated talk to me personally. THANK YOU!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *